Dhjetra qytetarë dhe përfaqësues të Vetëvendosjes po protestojnë para Gjykatës së Tiranës, e cila po vendos masën e sigurisë për 8 të arrestuarit në protestën e 17 majit, pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Mes më shumë se 35 të shoqëruarve në polici gjatë protestës, vetëm 8 përfaqësues të VV-së janë arrestuar dhe nxjerrë sot para gjykatës.
Mes të shoqëuarve është dhe Bojken Abazi, kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri.
Të shoqëruarit e tjerë janë:
- Erik Mërtiri
- Endrit Mërtiri
- Kastriot Qema
- Romeo Lilo
- Ledion Xhoxhaj
- Burim Tafilica
- Sokol Ndoja
Kundër arrestimit të tyre ka reaguar dhe presidenti Meta, i cili e quajti arrestimin si ‘politik’ dhe kërkoi lirimin e tyre.