Vetëvendosja protestë kundër arrestimit të protestuesve

Nga Exit News
Vetëvendosja protestë kundër arrestimit të protestuesve

Dhjetra qytetarë dhe përfaqësues të Vetëvendosjes po protestojnë para Gjykatës së Tiranës, e cila po vendos masën e sigurisë për 8 të arrestuarit në protestën e 17 majit, pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Mes më shumë se 35 të shoqëruarve në polici gjatë protestës, vetëm 8 përfaqësues të VV-së janë arrestuar dhe nxjerrë sot para gjykatës.

Mes të shoqëuarve është dhe Bojken Abazi, kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri.

Të shoqëruarit e tjerë janë:

  • Erik Mërtiri
  • Endrit Mërtiri
  • Kastriot Qema
  • Romeo Lilo
  • Ledion Xhoxhaj
  • Burim Tafilica
  • Sokol Ndoja

Kundër arrestimit të tyre ka reaguar dhe presidenti Meta, i cili e quajti arrestimin si ‘politik’ dhe kërkoi lirimin e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>