Lëvizja Vetëvendosje, LVV akuzoi policinë e Lezhës për presion dhe kërcënim ndaj kandidatit të LVV-së, Iliaz Shehu.
Kryetari i LVV-së në Tiranë, Bojken Abazi, në një deklaratë për shtyp, të mërkurën kërkoi lirimin e 4 aktivistëve të arrestuar të dielën për shkak të protestës së paligjshme kundër hidrocentraleve në Mirditë.
“Dhune policore ndaj kandidatëve. Në Lezhë kur janë të arrestuar 4 aktivistë, dhe një qytetar. Ne kërkojmë lirimin e tyre. Ata nuk kanë shkelur ligjin. Ata janë shoqëruar në polici sëbashku me 3 qytetarë të dielën”, u shpreh Abazi.
Ai akuzoi direkt shefin e Policisë së Lezhës Zef Laskaj, për presion dhe kërcënim ndaj aktivistëve:
“Zef Laskaj, i cili gjatë këtyre ditëve ka ushtruar presion psikologjik duke marrë në pyetje aktivistë e duke i kërcënuar me gjoba. Duke thirrur kandidatin e LVV-së, Iliaz Sehu. Këto nuk janë ndalur që prej ditës së dielë. Një polic e ka goditur edhe në fytyrë kandidatin e LVV-së”.
Abazi u shprh se LVV do të fitojë në Shqipëri njësoj si në Kosovë:
“Ne ja kemi dalë me sukse snë kosovë dhe do të fitojmë edhe në shqipëri. Regjimi është i shqetësuar nga LVV. Ne nuk trembeni por do të vashdojmë përpara që LVV të fitojë edhe në Shqipëri”.