
Valdis Dombrovskis, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian dhe komisioneri i përkohshëm i tregtisë, është vetizoluar pasi ka patur kontakt me një të infektuar nga koronavirusi.
“Sot u informova se dikush që takova në fillim të kësaj jave është infektuar me Covid-19. Gjatë takimit patëm distancë fizike. Unë nuk kam asnjë simptomë dhe ndihem mirë. Në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik, kam bërë një test dhe jam vetizoluar, duke punuar nga shtëpia, “shkruajti në Tëitter komisioneri.
Dombrovskis do të mbante një konferencë shtypi të enjten mbi unionin e tregjeve të kapitalit të BE dhe financat dixhitale.