Ekspertët e ODIHR që do të punojnë me tryezën katërpalëshe të reformës zgjedhore kanë mbërritur sot në Tiranë.
Ata pritet të takohen me Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin dhe Rudina Hajdarin sot në orën 17:00.
Ekspertët do të ndihmjnë tryezën katërpalëshe për ato tema për të cilat nuk do të ketë dakordësi, si dhe do të sigurohen që reforma zgjedhore të jetë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR-it.
Prania e ekspertëve të huaj ishte kërkesë e bashkëkryetarëve të komisionit parlamentar të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.
Shumica socialiste dhe opozita, përmes përfaqësuesve Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari, nënshkruan më 14 janar marrëveshjen për bashkëpunim për Reformën Zgjedhore dhe ranë dakord për miratimin e saj para 15 marsit.
Deri më tani, tryeza katërpalëshe ka bërë publike vetëm një kalendar me temat kryesore që pritet të diskutohen por nuk ka asnjë deklaratë publike se cilat tema palët kanë diskutuar deri më tani dhe si kanë qenë qendrimet e tyre.