![Spitali Infektiv QSUT Koronavirusi Doktore Mjeke 8 Viktima e 35-të me Covid-19: vuante dhe nga sëmundje të tjera të rënda](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/04/Spitali-Infektiv-QSUT-Koronavirusi-Doktore-Mjeke-8.jpg)
Një pacient me koronavirus, shtruar në pavionin e sëmundjeve të brendshme në QSUT, ka ndërruar jetë mëngjesin e 2 qershorit.
Sipas informacioneve të deritanishme ai ishte mbartës i Covid-19, por nuk kishte simptoma. Mjekët u shprehën se ai ka ndërruar jetë prej sëmundjeve të tjera për të cilat ishin shtruar në QSUT.
Ky është pacienti i tretë asimptomatik që ndërron jetë ditët e fundit.
Në total numri i viktimave me Covid-19 ka arritur në 35.