Një pacient 56-vjeçar humbi jetën më 8 prill, në Kosovë, duke e çuar në 5 numrin e viktimave me koronavirus.
Pacienti vuante dhe nga sëmundje të tjera si diabet, tumor i gjëndrrës mbiveshkore, hypertension e infiltrim pulmonarr.
Deri më 8 prill, në Kosovë, janë testuar 2352 persona, prej të cilëve 184 rezultuan të infektuar.
Rajoni më i prekur është Malisheva, në të cilën ka pasur shumë persona të kthyer nga Italia në mars.
Gazetarja Donika Gashi raportoi për ABCNews, se mjekët infeksionist në Prishtinë mendojnë se Kosova ka hyrë në fazën kritike dhe se këto ditë duhet bërë më shumë kujdes se zakonisht.
Duket se në Kosovë, edhe për shkak të mos vendosjes së masave ndëshkuese për kufizimin e lëvizjes, qytetarët vazhdojnë të lëvizin lirshëm, veçanërisht në hapësira publike të hapura si sheshet e qyteteve. Shumica prej tyre nuk mbajnë as distancë nga njëri-tjetri e as nuk janë të pajisur me maska e doreza.