
Në Mal të Zi ka ndërruar jetën pacienti i parë me koronavirus. Ai është një 65-vjeçar, i cili vuante nga sëmudje kronike të mushkërive.
Ai ishte shtruar në spital që prej 21 marsit.
Deri tani në Mal të Zi janë 22 persona të prekur me koronavirus.
Mali i Zi ishte shteti i fundit në Europë që zbuloi të prekur me koronavirus: të infektuarit e parë u zbuluan të martën më 17 mars.