Viktoria Nuland emërohet në krye të një organizate joqeveritare

Viktoria Nuland emërohet në krye të një organizate joqeveritare

Ish Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland është emëruar drejtore ekzekutive e Qendrës për Sigurinë e Re Amerikane (CNAS), një organizatë joqeveritare që përqëndrohet në studime të politikave të mbrojtjes dhe sigurisë e themeluar në vitin 2007.

Nga shtatori 2013 deri në janar 2017, Zonja Nuland shërbeu si Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. Ajo dha dorëheqjen nga shërbimi i jashtëm amerikan menjëherë pas betimit të Presidentit Trump.

Në Departamentin e Shtetit Nuland ishte shefja direkte e ambasadorëve amerikanë në Evropë, përfshi Rusinë dhe Turqinë, dhe ish-republikat sovjetike të Azerbajxhanit, Armenisë dhe Gjeorgjisë. Viktoria Nuland do të mbahet mend si partizane e ndërhyrjes për të zbatuar me çdo mjet në vende të ndryshme vizionin e tyre të ndërtimit-të-kombeve të tjera—qasje tashmë e diskredituar sidomos në Ukrainë, ku Nuland akuzohet se krijoi kaosin me nxitjen dhe mbështetjen që ajo i dha rrëzimit me forcë të presidentit legjitim të Ukrainës, çfarë i hapi rrugë ndërhyrjes ruse që përfundoi me aneksimin e Krimesë.

Nuland qe gjithashtu një nga nxitëset e reformës në drejtësi neë Rumani dhe në Shqipëri. Në Shqipëri ajo pati një rol kyç në detyrimin e palëve për të arritur një kompromis për reformën në drejtësi që çoi në miratimin e saj me konsensus në Kuvend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>