Shqipëria është goditur nga një virus i quajtur A(H3N2). Personat e rrezikuar janë të moshuarit mbi moshën 65 vjeç dhe fëmijët nën moshën 5 vjeç.
Simptomat janë temperaturë e lartë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, bllokim dhe infeksion i rrugëve të frymëmarrjes. Ky virus nuk rrezikon jetën e të sëmurit.
Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në një raport të botuar më 24 dhjetor të vitit 2016, paralajmëroi për praninë e virusit në Evropë për këtë sezon. Vitin e kaluar ky virusi ka mbizotëruan në Slloveni dhe në Itali.
Qendra këshillon vaksinimin paraprak të shtresave më në rrezik—të moshuarve mbi 65 vjeç— si masë efikase për parandalimin e rasteve të rënda.
Në spitalet e vendit ka pasur rritje të numrit të rasteve me këtë virus. Të sëmurët janë përgjithësisht nga zonat jashtë Tiranës.