Në prill të vitit 2000, Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të atëhershëm të Kulturës Edi Rama, shpalli Ansambël Monument-Kulture aksin qendror dhe qendrën historike të Tiranës. Në këtë ansambël u përfshi i gjithë Bulevardi Zogu I dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit, dhe shumë pjesë ngjitur me këtë aks, përfshi pjesën nga mbrapa Hotel Tirana tek Rruga e Barrikadave nga aty pergjatë Rrugës Xhorxh Bush deri tek Ura e Tabakaëve në vazhdim tek ura e Rrugës së Elbasanit, pastaj nga aty tek zona deri mbrapa piramidës e deri tek Stadiumi Qemal Stafa.
Në mënyrë të pashjegueshme edhe pse zona monument kulture ishte më e gjërë u la jashtë emërtimit si monument kulture godina e Teatrit Kombëtar. Aludimi i atëhershëm ishte se Ministri Rama dëshironte ta shëmbte godinën dhe në vend të saj të ndërtohej një kullë e lartë, katet e ulta së cilës do t’i jepeshin teatrit. Ishte i njejti model që Ministri Rama kishte filluar të eksperimentonte me kinematë publike të qytetit.
Për të shmangur këtë skenar, një grup artistësh dhe intelektualësh të kohës i dërguan një peticion Këshillit të Ministrave me anë të të cilit i kërkuan shpalljen Monument Kulture të godinës së Teatrit Kombëtar.
Kjo kërkesë nuk u mor asnjëherë parasysh, por sot që Kryeministri Rama ka vendosur prishjen e godinës së teatrit, ajo merr një vlerë më shumë se sa historike.
Siç shihet në fotokopjen e peticionit, peticioni u nënshkrua nga intelektualët e mëposhtëm:
Agim Qirjaqi
Agim Zajmi
Ahmet Pasha
Albert Minga
Andon Koça
Andon Qesari
Anil Frashëri
Arben Derhemi
Armand Bora
Bojken Lako
Bujar Lako
Dhimitër Anagnosti
Esat Mysliu
Eva Alikaj
Fadil Kujofsa
Fatbardh Marku
Fatos Sela
Gjergj Pano
Guljelm Radoja
Hervin Çuli
Ilia Shyti
Ilia terpini
Ilir Bezhani
Ismet Drishti
Kico Londo
Lazër Vlashi
Luiza Xhuvani
Maks Velo
Medi Malka
Naum Shundi
Neritan Liçaj
Petrit Ruka
Robert Budina
Robert Ndrenika
Roza Anagnosti
Ruzhdi Pulaha
Shaban Hysa
Shefki Cela
Spartak Pecani
Valbona Imami
Vasjan Lami
Veton Ibrahimi