
Viti i ri shkollor 2021-2022 do të nisë më 27 shtator, njoftoi Ministrja e Arsimit Evis Kushi të premten.
Kushi sqaroi se nga data 1 shtator deri në 24 shtator mësuesit do të zhvillojnë mësim plotësues për vitin e shkuar shkollor. Të gjithë mësuesit do të jenë në shkollë me orar të plotë që prej 1 shtatorit, ndërsa nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë përditë në shkollë.
Gjithashtu, ministrja njoftoi edhe ndryshimin e përfundimit të vitit shkollor, kështu:
Klasa e parë deri në të nëntë do të mbyllet më 8-17 qershor 2022.
Klasa e 10 deri në klasën e 11-të do të përfundojë më 15 deri në 24 qershor.
Klasa e 12 do të mbyllet më 1 deri në 8 qershor.