Vjosa Osmani kërkon liberalizimin e vizave në takimin me presidentin slloven

Vjosa Osmani kërkon liberalizimin e vizave në takimin me presidentin slloven

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të enjten, 13 maj, në takim presidentin slloven, Borut Pahor.

Në një konferencë për shtyp, Osmani i uroi mirëseardhjen homologut slloven dhe foli për temat që kishin diskutuar në takim.

Ajo njoftoi se arsyeja e takimit me Pahor kishte lidhje me përgatitjet e nevojshme mbi procesin e Brdo- Brijunit.

Samiti vjetor synon të mbështesë integrimin evropian dhe stabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke forcuar dialogun politik, bashkëpunimin rajonal, vendosjen e besimit të ndërsjellë dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale dhe rajonale.

Integrimi Evropian

Presidentja Osmani u shpreh se Kosova ishte e interesuar për përshpejtimin e procesit të integrimin evropin në të gjithë rajonin dhe se vendi e kishte prioritet absolut.

“E sigurova presidentin Pahor se Kosova e ka integrimin një prioritet mbi prioritetet, përveç të qënit në preambulen e Kushtetutës, është edhe vullneti i popullit,” pohoi Osmani.

Ajo shtoi se reformat e propozuara nga BE-ja nuk i shohin si imponim, por si një detyrim ndaj qytetarëve.

Liberalizimi i Vizave

Osmani deklaroi se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

“Ne e theksuam se Kosova ka përmbushur kriteret, dyfishin e kritereve per liberalizimin e vizave dhe tani i takon BE-së të mbajë premtimin,” tha ajo.

Osmani e quajti “një incentivë të mirë” nëse liberalizimi do të ndodhte së shpejti.

Pandemia

Presidentja e Kosovës bëri me dije se kishte njoftuar presidentinPahor për nevojën për mbështetje për pandeminë.

Ajo tha se shpresonte që Slloenia do ta ndihmojë Kosovën me sa të mundej në shenjë miqësie sepse “Miku i mirë duket në ditë të vështira”.

Osmani tha se shpreson që dy vendet të vazhdojë bashkëpunimin ekonomik dhe të thellojnë raportet në fushën e mbrojtjes, kulturore e arsimit.

Dialogu Kosovë-Serbi

Përsa i përket dialogut të pritshëm Kosovë-Serbi në Bruksel, Osmani la të kuptohej se Kosova do të jetë pjesë, por ajo nuk do të pranojë që statusi e kufijtë e saj, të përcaktuar “një herë e ëprgjithmonë në 17 shkurt 2008” të vihen në diskutim.

Ajo shtoi se Kosova do të ulet për të folur për atë që ka vërtëtë rëndësi për njerëzit e saj, siç ishin personat e humbur gjatë luftës.

“Kosova do të ulet në tavolinë për të folur për atë që vërtetë kn rëndësi për njerëzit, që duhet të jetë prioritet mbi prioritetet,” deklaroi Osmani.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>