
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi të martën se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) që synon të përmirësojë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duhet të fillojë zbatimin.
Në takimin e Komisionit të Përbashkët Parlamentar BE-Kosovë për MSA-në t Osmani tha që anëtarët e saj duhet t’i japin përparësi zbatimit të MSA-së.
“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit synon të rregullojë marrëveshjet Kosovë-BE dhe të forcojë integrimin e saj në tregun e Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje kërkon tregti të lirë, sepse në MSA qëndrojnë aspektet ekonomike,” u shpreh Osmani sipas agjencisë së lajmeve Ekonomia Online.
Kryetari i komitetit Arben Gashi tha se ata do të takohen dy herë në vit.
“Komisioni mblidhet dy herë në vit njëra nga mbledhjet mbahet në Kosovë dhe njëra në vendet e Bashkimit Evropian. Neve na pret plani kombëtar i MSA-së që ka ardhur në Qeverinë e Kosovës.”
Enver Hoxhaj, deputeti i PDK-së tha se ai kërkoi për koordinim përpara Samitit Evropian për të shtyrë përpara çështjet në lidhje me Kosovën.
“Javën e parë të dhjetorit mbahet samiti evropian dhe ne do të duhej ta mendojmë ato rekomandime që kalojnë në Këshill Evropian dhe ta kenë edhe mbështetjen tonë.”
“…lista e këtyre miqve evropian mund të jetë funksionale dhe në shërbim të Kosovës nëse ne tash shohim se cilat janë rekomandime dhe çka mund të miratohet,”shtoi Hoxhaj.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit u nënshkrua në tetor 2015 nga ish Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ish Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini.
Marrëveshja siguron qasje më të mirë për eksportet e Kosovës në tregun Evropian.