Ish deputetja Albana Vokshi deklaroi se disa drejtorë shkollash po fshehin rastet me Covid-19 në shkolla.
Në një postim në Facebook, ajo shkruan:
“Ditët e para të vitit të ri shkollor, janë denoncuar raste drejtuesish të institucioneve arsimore, që me militantizëm ekstrem mundohen të fshehin rastet e COVID-19 në institucionet që ata drejtojnë duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e mësuesve, nxënësve dhe familjarëve të tyre.”
Vokshi shprehet se çdo drejtor që fsheh rastet me koronavirus duhet të dënohet sipas ndryshimeve të Kodit Penal.
“Cdo drejtues institucioni arsimor që fsheh rastet e COVID-19 duhet të jetë subjekt i Kodit Penal, ndryshimet e fundit të të cilit dënojnë përhapjen me dashje e COVID-19 nga 2 deri në 5 vite. Dënimi është më rëndë deri në 8 vite kur përhapja me dashje e virusit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve.”