Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi deklaroi se negociatat nuk do të hapen pasi Rama ndryshoi rregullat kushtetuese për zgjedhjet dhe rrezikon lirinë e medias me ligjin e ri.
Në një postim në Faceboo, Vokshi shkruan:
“Shqipërisë mund të mos i hapen sërish negociatat, sepse Edi Rama ka kryer 2 veprime antidemokratike:
1. Ndryshoi në mënyrë të njëanshme rregullat kushtetuese për zgjedhjet
2. Rrezikon lirinë e medias me ligjin e censurës
Konkluzioni është i medias gjermane pas vizitës së Edi Ramës në Berlin, ku nuk u takua as me kancelaren, as me drejtuesit e CDU më Bundestag.
Ndezja sërish nga Europa e alarmit kundër censurës ka të bëjë me tentativën e re të Edi Ramës për të mbyllur portalet kritike me qeverinë. “
Ajo shtoi se PD “është në krah të çdo gazetari dhe organizate vendase dhe ndërkombëtare që kundërshton ligjet e censurë”, duke theksuar se ndërkombëtarët kërkojnë që ligji për median të mos miratohet.