Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dënoi dhunën e policisë ndaj gazetarit të Report Tv gjatë aksionit të IKM-së në Tale të Lezhës, në 17 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Vokshi akuzoi policinë se po kthehet në një nga pengesat më të mëdha të medias për të raportuar ngjarjet dhe të vërtetën:
“Ndalimi i dhunshëm i korrespondentit televiziv në Lezhë, Elvis Hila, është një nga këto raste, kur policia sillet si strukturë e një regjimi policor dhe jo si polici që respekton shtetin ligjor.
Gazetari Elvis Hila është në krye të detyrës, duke pasqyruar konfliktin e IKMT me banorët e Shëngjinit, të cilëve po u shkatërrohet investimi shumëvjeçar.
Në shkelje të plotë të ligjit dhe të kushtetutës, policia i sekuestroi gazetarit edhe celularin për të fshirë pamjet dhe për të penguar informimin e publikut për dhunën barbare kundër grave dhe fëmijëve në Shëngjin.
Veprime të tilla nga policia, që dhunojnë median dhe shkelin të drejtat elementare të qytetarëve janë të dënueshme.”