Kryetarja e gruas së PD-së Albana Vokshi bëri thirrje për më shumë mbrojtje ndaj grave.
“Sot gratë janë ato që vuajnë më shumë keqqeverisjen pasi cdo ditë pësojnë dhunë sistemike: verbale, psikologjike, fizike, institucionale. Gratë janë viktimat më të mëdha të shoqërisë shqiptare”, u shpreh Vokshi në konferencën “Fushata zgjedhore dhe komunikimi”, me fondacionin suedez Jarl Hjalmarson i partisë simotër Moderata në Suedi, të shtunën.
Vokshi u shpreh se gratë minister përdoren si fasadë nga qeveria, por edhe ato “nuk mbulojnë dot realitetin e hidhur ku jetojne gratë në Shqipëri”.
Ajo foli për garën e brendshme në parti si shembull i lirisë dhe konkurrencës demokratike, në jetën e brendshme politike të një partie.
Vokshi falenderoi gratë demokrate për fushatë zgjedhore dhe besimin drejt PD-së:
“Më shumë se 670 mijë shqiptarëve votuan për ndryshim, 670 mijë vota të pastra, vota pa asnjë pushtet. Vota që nuk u blenë, sepse besuan ndryshimin. I jam mirënjohëse, cdo gruaje e cdo vajze, për cdo gur të vënë në themelin e demokracisë në shqipëri”.