Albana Vokshi i bëri thirrje qeverisë të anullojë 17 tendera sekretë, dhe të anullojë koncesionet në shëndetësi “për të shpëtuar nga rreziku jetën e mbi 70 mijë grave dhe vajzave” që punojnë në fasoneri.
Reagimi i Zonjës Vokshi erdhi pas protestave të punëtoreve të fasonerive në Krujë, të cilat kërkuan mbështetje finaciare nga qeveria.
“Gra e vajza që punojnë në fasoneri, që detyrohen të udhëtojnë çdo ditë, larg familjeve të tyre sepse Edi Rama nuk ju paguan atë që ju takon”, u shpreh zonaj Vokshi.
Shpërthimi i Covid-19 në Krujë nisi 3 javët e fundit dhe vazhdon ende, qyteti ka më shumë se 70 për qind të të infektuarve ende aktivë. Përhapja e virusit ndodhi si pasojë e mos zbatimit të masave ndaluese nga fasoneritë.
Kruja renditet e dyta pas Tiranës për numrin e lartë të të infektuarve ende aktivë.