Albana Vokshi takoi të mërkurën banorët e zonës së Laprakës, të cilët i thanë asaj se janë lënë në harresë për 8 vite.
Banorët thanë se gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama nuk ka patur asnjë investim në atë zonë. Ata shtuan se femijët e tyre po largohen sepse nuk kanë asnjë mundësi punësimi.
Vokshi u shpreh se për 8 vite Rama i ka konsideruar banorët e Laprakës si të dorës së dytë.
“Duket sikur jetoni në xhungël. 8 vite pa bërë asnjë hap përpara. Jemi 8 vite në vendnumëro, të fundit në çdo gjë. E kanë mendjen vetëm tek lejet e ndërtimit, që të pastrojnë paratë e pista, prandaj nuk sjellin këtu asnjë shërbim. “
Vokshi i bëri thirrje qytetarëve të votojnë PD në 25 prill për të sjellë ndryshimin.