Vokshi takon banorët e Laprakës: 8 vite pa asnjë investim në vend numëro

Nga Exit News
Vokshi takon banorët e Laprakës: 8 vite pa asnjë investim në vend numëro

Albana Vokshi takoi të mërkurën banorët e zonës së Laprakës, të cilët i thanë asaj se janë lënë në harresë për 8 vite.

Banorët thanë se gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama nuk ka patur asnjë investim në atë zonë. Ata shtuan se femijët e tyre po largohen sepse nuk kanë asnjë mundësi punësimi.

Vokshi u shpreh se për 8 vite Rama i ka konsideruar banorët e Laprakës si të dorës së dytë.

“Duket sikur jetoni në xhungël. 8 vite pa bërë asnjë hap përpara. Jemi 8 vite në vendnumëro, të fundit në çdo gjë. E kanë mendjen vetëm tek lejet e ndërtimit, që të pastrojnë paratë e pista, prandaj nuk sjellin këtu asnjë shërbim. “

Vokshi i bëri thirrje qytetarëve të votojnë PD në 25 prill për të sjellë ndryshimin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>