Përfaqësuesja e PD-së, Albana Vokshi takoi të shtunën banorët e njësisë 9 në Tiranë. Ata i thanë Vokshit se njësia është kthyer në një ‘geto’.
“Marr asistencë 15 mijë lekë të vjetra. Fshihem, kur kaloj para dyqaneve, nga borxhet”u shpreh një qytetar.
“Më prishëm shtëpinë që e kisha prej 100 vjetësh. Nuk kam marrë asnjë lek. Na e morën shpirtin fare”, tha një tjetër.
Vokshi deklaroi se Rama i ka lënë në baltë për 8 vite qytetarët.
“Është siç thonë shqiptarët – i mbush xhepat e vet dhe nuk do t’ia dijë për asnjë.” u shpreh ajo, duke i kërkuar qytetarëve të votojnë PD-në me 25 prill.