Vokshi thirrje qeverisë të testojë mësuesit dhe nxënësit në shkolla

Nga Exit News
Vokshi thirrje qeverisë të testojë mësuesit dhe nxënësit në shkolla

Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi deklaroi se edhe pse në Durrës ka raste të shumta me koronavirus nëpër shkolla qeveria nuk ka marrë asnjë masë për t’i testuar nxënësit dhe mësuesit.

Në një status në Facebook, Vokshi shkruan se për prokurorët e SPAK po bëhet testimi ndërkohë për mësuesit e nxënësit ende asnjë.

“Në Durrës, në shumë shkolla, denoncohen raste mësuesish me COVID-19 dhe mos marrja e masave të nevojshme në respektim të protokollit. Asnjë transparence, asnjë njoftim stafit mësimor apo prindërve.

Ndërkohë asnjë masë e marrë për tamponin e stafit mësimor, stafit ndihmës apo nxënësve që kanë pasur kontakt apo mësim me mësuesit me COVID19.

A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve??”

Vokshi i bëri thirrje qeverisë për testim masiv tek nxënësit dhe mësuesit në shkolla.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>