Vokshi tregon funksionimin e skemës së patronazhistëve në 2 njësi në Tiranë

Nga Exit News
Vokshi tregon funksionimin e skemës së patronazhistëve në 2 njësi në Tiranë

Albana Vokshi, deputetja e PD-së ka shpjeguar mënyrën e funksionimit të patronazhistëve në njësitë numër 9 dhe 11 në Tiranë, gjatë fjalimit në Kuvendin Kombëtar të partisë:

Patronazhisti merr përsipër të spiunojë përgjithësisht nga 10 deri në 100 votues.

Të spiunuarit prej tij mund të jenë familjarë të tij, mund të jenë shokë apo miq, mund të jenë fqinj, mund të jenë kolegë në punë.

Informacionet që merr ai i raporton në parti. Për këtë punë ai shpërblehet me një vend pune, me promovim, me tendera, me para.

Kryesisht patronazhistët nëpunës civil.

Në njësinë numër 9: 674 patronazhistë kanë mbikqyrur 50 mijë e 83 votues. 240 prej tyre janë nënpunës civilë.

Në njësinë numër 11: 516 patronazhistë kanë mbikqyrur 47,103 votues. 171 prej tyre janë nënpunës civilë.

Puna e patronazhistëve nuk është thjesht një çështje e manipulimit të njerëzve, nuk është thjesht një çështje e të drejtës së privasisë, por është çështje e lirisë së individit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>