Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi deklaroi zgjedhjet që zhvillohen nesër në universitetejanë të paligjshme dhe nuk kanë garë.
Në një deklaratë për shtyp, Vokshi pohoi se pedagogëve iu është hequr mundësia për të bërë fushatë si dhe komisionet zgjedhore janë pa legjitimet.
Vokshi shtoi më tej se në 5 universitete, rektori është i paracaktuar në 45% të tyre., në 21 dekanate, 49 përqind e tyre janë pa garë dhe në 75 përqind të departamenteve nuk ka më shumë se 1 kandidatë.
Ajo theksoi se” nëse qeveria vijon me planin kriminal të organizimit të zgjedhjeve antikushtetuese, Partia Demokratike në qeveri do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, që respektojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe autonominë e universiteteve.”