Partia Demokratike deklaroi se zyrat vendore të arsimit janë kthyer në vatra të koronavirusit.
Në një postim në Facebook, ish-deputetja Albana Vokshi shkruan:
“Zyrat Vendore të Arsimit – vatra të mundshme përhapje të COVID19!! Foto nga Zyra Vendore Arsimit, Tiranë. Prindër të detyruar të presin me orë në radhë për të regjistruar fëmijët në shkollë.
Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.”
Ajo i bëri thirrje prokurorisë të hetojë në lidhje me këtë neglizhencë të Ministrisë së Arsimit.