Vokshi: Zyrat vendore të arsimit, vatra të koronavirusit

Vokshi: Zyrat vendore të arsimit, vatra të koronavirusit

Partia Demokratike deklaroi se zyrat vendore të arsimit janë kthyer në vatra të koronavirusit.

Në një postim në Facebook, ish-deputetja Albana Vokshi shkruan:

Zyrat Vendore të Arsimit – vatra të mundshme përhapje të COVID19!! Foto nga Zyra Vendore Arsimit, Tiranë. Prindër të detyruar të presin me orë në radhë për të regjistruar fëmijët në shkollë.

Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.”

Ajo i bëri thirrje prokurorisë të hetojë në lidhje me këtë neglizhencë të Ministrisë së Arsimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>