Voltana Ademi kryebashkiakja e Shkodrës ka paditu në Gjykatë vendimin e Shoqatës së Bashkive për shkarkimin e saj. Në kërkesën drejtuar gjykatës, Ademi arsyeton se:
Pjerin Ndreu, u zgjodh si kryetar i ri i shoqatës pa qënë anëtar I saj. Vendimi për emërimin e tij u miratua nga bashki që nuk janë anëtare të shoqatës:
“Këto bashki, (përfshirë Bahkinë Lezhë) që pas zgjedhje jo kushtetuese të 30 qershorit 2019, kanë zgjedhur të lënë anëtarësinë në këtë shoqatë dhe të anëtarësohen tek shoqata tjetër “Për Autonominë Vendore”.
Shoqata ka paditu në Gjykatën Kushtetuese ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, duke i quajtur të paligjshëm kryetarët e zgjedhur:
“Kryetarët e këtyre bashkive të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe kësisoj bazuar në statutin e shoqatës, ato nuk mund të marrin pjesë në shoqatë dhe as në organet drejtuese të saj etj”.
Voltana Ademi nuk e njohu vendimin e Shoqatës për shkarkimin e saj.