![pjimage Voltana Ademi paditet në SPAK për shpërdorim detyre](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/07/pjimage20.jpg)
Biznesmeni Almiro Gurakuqi ka paditur në SPAK kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi për shpërdorim detyre, raporton Panorama.
Gurakuqi kandidoi për të blerë aksionet e klubit të futbollit të Vllaznisë dhe për t’u bërë president por Njësia e Ankandit vendosi ta skualifikon Gurakuqin për parregullësi në dokumenta.
Vendimin ai e ankimoi në Komisionin e Konkurencës dhe fitoi gjyqin me Bashkinë Shkodër.
Pas kësaj ai ka paditur kryebashkiaken Ademi dhe Njësinë e Ankandit për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera ose ankande.