Von der Leyen: Nuk do të pranojnë kurrë dy shtete qipriote

Von der Leyen: Nuk do të pranojnë kurrë dy shtete qipriote

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi të enjten se BE-ja nuk do ta pranojë kurrë propozimin turk për të ndarë Qipron në dy shtete, me baza etnike.

“Dua të përsërisë se ne kurrë, kurrë, nuk do të pranojmë një zgjidhje me dy shtete. Jemi të vendosur për këtë dhe shumë të bashkuar,” u shpreh Von der Leyen në një konferencë shtypi, sipas një raportimi nga Reuters.

Ajo theksoi se Turqia do të përballet me BE-në nëse ndjek një politikë presioni ndaj ishullit.

“Fqinjët tanë kanë (një) interes për marrëdhënie të mira bilaterale. Nëse është kështu, dhe ne gjithashtu kemi interes për marrëdhënie të mira bilaterale, dua që fqinjët tanë ta dinë se nëse flasin me një nga vendet tona anëtare, si Qipro, me çfarëdolloj toni, ata flasin me Bashkimin Evropian,” deklaroi më tej Von der Leyen.

Qiproja është një vend anëtar i BE-së qysh prej 2004, por ai u nda në 1974 pas pushtimit nga Turqia, pushtim i shtyrë nga një grusht ushtarak nga ana e Greqisë. Si rrjedhojë, ishulli u nda në pjesën greke, rreth dy të tretat dhe pjesën e mbetur turke. Por kjo e fundit nuk njihet ndërkombëtarisht, veçse nga ana e Turqisë.

Turqia kërkon ndarjen e Qipros në shtete etnike, zgjidhje që kundërshtohet nga Greqia, e cila kërkon një shtet federal. Pavarësisht përpjekjeve ndër dekada, nuk është arritur ende një marrëveshje për bashkimin e ishullit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>