Vonohet miratimi i vaksinës Sputnik V nga BE-ja

Vonohet miratimi i vaksinës Sputnik V nga BE-ja

Miratimi i përdorimit të vaksinës ruse Sputnik V nga Agjensia evropiane për Rregullimin e Barnave do të vonohet.

Sipas burimeve të Reuters, kompania ruse duhej të dorëzonte informacion shtesë mbi testimet e kryera deri në datën 10 qershor, por e ka bërë.

Mendohet se kjo do ta vonojë miratimin të paktën deri në shtator.

Ndërkohë, Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), përkundrazi citohet të ketë thënë se rishikimi i EMA ishte në rrugën e duhur.

I gjithë informacioni mbi provat klinike të vaksinës Sputnik V është dhënë dhe rishikimi i GCP (Praktika e Përgjithshme Klinike) ka përfunduar me reagime pozitive nga Agjencia Evropiane e Barnave”, tha RDIF.

Ai shtoi se i takon EMA-s të vendosë se kur do të miratojë vaksinën, por se presin që kjo të ndodh në dy muajt e ardhshëm.

Aktualisht, vetëm Hungaria dhe Sllovakia kanë filluar përdorimin e vaksinës Sputnik brenda bllokut evropian, ndërkohë që Gjermania ka deklaruar se ka nënshkruar marrëveshje blerje, por që do të jetë e vlefshme vetëm pas miratimit të përdorimit nga EMA.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>