Vritet presidenti i Haitit në rezidencen private

Nga Exit News
Vritet presidenti i Haitit në rezidencen private

Presidenti haitian Jovenal Moise u qëllua për vdekje nga persona të paidentifikuar në rezidencën e tij private dhe bashkëshortja e tij u plagos, tha të mërkurën Kryeministri i Përkohshëm Claude Joseph, sipas Reuters.

Kryeministri njoftoi se policia dhe ushtria kishin nën kontroll situatën. Ngjarja ndodhi pas një vale në rritje të dhunës së lidhur politikisht. Haitin po përballet me krizën politike, krizë humanitare dhe mungesa të ushqimit.

Moise u përball me protesta të ashpra pasi mori detyrën si president në 2017, me opozitën që e akuzoi atë këtë vit se kërkoi të instalonte një diktaturë duke tejkaluar mandatin e tij dhe duke u bërë më autoritar – akuza që ai i mohoi. Ai qeverisi me dekret për më shumë se një vit pasi vendi dështoi të mbajë zgjedhjet legjislative dhe donte të miratonte një reformë kushtetuese të diskutueshme.

Ambasada Amerikane njoftoi mbylljen e saj të mërkurën për shkak të “situatës së vazhdueshme të sigurisë”, në Haiti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>