
Kastriot Reçi, pronar i televizionit Media Plus në Rrëshen u vra paraditen e sotme përpara lokalit të tij.
Policia tha se 47-vjeçari është qëlluar në orën 11:05 dhe se po punohet për kapjen e autorëve. Mediat raportojnë se dy vite më parë Reçit i kishin vrarë vëllain, Gaspër Reçi, në Itali.
Ai nuk cilësohej person problematik, ndërsa dyshohet se vrasja të jetë bërë për hakmarrje.
Kjo është vrasja e dytë në pak kohë. Në Bajram Curri ditën e djeshme u vra në dalje nga biznesi i tij, Guxim Gjuriqi, gjithashtu 47 vjeçar.