
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se me shumë gjasa Donald Trump të jetë sërish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke folur pas mbledhjes së qeverisë së re në Beograd, Vuçiç u shpreh se fituesi i zgjedhjeve presidenciale ka rëndësi dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas Vuçiçit, Kosova preferon që të fitojë kandidati demokrati Joe Biden, por politika e qeverisjes së demokratëve nuk ishte në favor të Serbisë:
“Joe Biden është i preferuari i tyre, nuk është sekret. Unë personalisht kam marrëdhënie korrekte me të, por ajo politikë nuk ishte në favor të Serbisë. Sa i përket fitores eventuale të zotit Donald Trump, e cila është e vështirë por jo e pamundur, atëherë do të ishte diçka më e lehtë për Serbinë.”
Nën presidencën Trump, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Uashington marrëveshjen për normalizimin e marëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht atyre ekonomike.