Vuçiç kërkon 2 ministri për Listën Serbe në qeverinë Kurti

Nga Exit News
Vuçiç kërkon 2 ministri për Listën Serbe në qeverinë Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e quajti vendimin e Albin Kurtit për t’i dhënë vetëm një ministri “Listës serbe”, një “mesazh i keq” dhe “shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës”, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kryeministri i ri Albin Kurti i dha Listës Serbe, ministrin për Komunitete dhe Kthim. Kushtetuta e Kosovës përcakton detyrimin për dhënien e dy posteve ministrore për partitë e pakicave kombëtare.

Nëse qeveria ka më shumë se 12 ministri, siç në rasti e qeverisë Kurti, Kushtetuta e Kosovës parashikon 3 ministri për pakicat kombëtare.

Kurti ka vendosur t’i japë një ministri Listës Serbe dhe dy ministri partive të pakicave të tjera kombëtare. Ai emëroi, ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, dhe ministër për Administrimin e Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi, nga radhët e komunitetit egjiptian. Si dhe, Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak u emërua zëvendëskryeministre për Çështje të Pakicave dhe Të Drejtat të Njeriut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>