
“Serbia do të jetë një nga dy, tre donatorët e mëdhej për Durrësin e Thumanën.”
Kështu deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç, sot pas samitit të përbashkët me Ramën, Zaevin dhe Gjukanoviç në Tiranë.
Presidenti Vuçiç tha se të hënën qeveria e Serbisë do të marrë një vendim për të ndihmuar Shqipërinë me një vlerë domethënese parash për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
Paraditen e sotme, presidenti Vuçiç bashkë me liderët e tjerë vizituan nga afër Durrësin si një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Megjithë ndihmën e Serbisë me dërgimin e trupave të shpëtimit drejt zonave të prekura direkt më 26 nëntor, ardhja e Vuçiçit në Tiranë u prit me protesta.