Ministrja e re e Jashtme, Olta Xhaçka pohoi se do të reformojë diplomacinë shqiptare.
Gjatë një konference për shtyp, Xhaçka u shpreh se Shqipëria duhet të shkëlqejë në sytë e botës.
“Jam e privilegjuar që do të kem këshilltarë juve të dy (Rama e Cakaj). Puna juaj e bën punën time shumë më të lehtë.
Do reformoj shërbimin tonë diplomatik. Kjo ministri duhet të shkëlqejë në çdo drejtim, sepse është Shqipëria në dytë e botës. Vendi ynë duhet të shkëlqejë edhe në Këshillin e Sigurimit”
Xhaçka falenderoi kryeministrin Rama dhe ish zëvendës ministrin e jashtëm Gent Cakaj për punën e bërë.