Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka i dorëzoi detyrën e ministrit të mbrojtjes, Niko Peleshit.
Gjatë fjalës së saj, Xhaçka u shpreh se ndjehet mirë që i ka lënë punët më mirë se si i gjeti.
“Kur je në një detyrë si kjo ske shumë kohë. Koha fluturon, është e shkurtër. Gjithë çfarë duhet të bësh është të shfrytëzosh çdo ditë çdo orë projektet që kur të vijë dita të dorëzosh stafetën të ndjesh kënaqësinë që i le punët më mirë se çi gjete. Kam pasur mundësinë të kem shumë miq të mirë. Sot dua të falënderoj çdo punonjës të kësaj ministrie. Gjithçka që kemi bërë bashkë do kishte qenë e pamundur po të mos kishim punuar fort bashkë.”
Xhaçka tha se së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e bazës ajrore në rajon, duke theksuar se është e lumtur që po ka kalon stafetën Peleshit.
Xhaçka dhe Peleshi u miratuan të hënën në Kuvend si ministra të qeverisë Rama. Ata u propozuan nga kryeministri Edi Rama.