Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka kujtoi të mërkurën Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit.
Përmes një postimi në Facebook, Xhaçka shkruan se është krenare për shërbimin e Shqipërisë ndaj hebrenjve.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura, si dhe të gjithë ata që dolën kundër të keqes më të madhe të kohës. Kurrë nuk duhet të harrojmë apo të ulim vigjilencën në luftën tonë ndaj antisemitizmit. Thellësisht krenarë për Shqipërinë, shqiptarët dhe shërbimin diplomatik në misionin e shpëtimit të hebrenjve!”
Parlamenti miratoi në nëntor të 2020 një rezolutë për antisemitizmin.Nëpërmjet kësaj rezolute përcaktohet përkufizimi i antisemitizmit si më poshtë:“Antisemitizmi eshte nje perceptim i caktuar per hebrenjte, i cili mund te shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike te antisemitizmit drejtohen ndaj individeve hebrenj ose Jo hebrenj dhe/ose ndaj prones se tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare te komunitetit hebraik.”
Kjo rezolutë u propozua nga deputetët Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti.