Xhaçka: Shqipëria ka përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare

Nga Exit News
Xhaçka: Shqipëria ka përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi të premten se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Gjatë një takimi me homologun e saj maqedonas, Bujar Osmani, ajo theksoi se të dy vendet kanë besimin tek perspektiva europinan. Ajo shtoi se shpreson se kjo besim e punë nuk do të thyhet nga qasja personale e disa vendeve anëtare.

Të dyja vendet tona, siç e ka konfirmuar edhe vetë Këshilli në Mars 2020, i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Do të ishte për të ardhur keq, në qoftë se kjo punë kaq e madhe e ky besim kaq i madh do të zhgënjeheshin sërish, për shkak të konsideratave subjektive, politike të vendeve anëtare.”

Ministrja tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është një arritje e madhe për rajonin dhe e ka bërë atë më të sigurt.

“Shqipëria e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, angazhimin konstruktiv të partive politike shqiptare, por edhe progresin e mëtejshëm në çështje me rëndësi themelore, siç është nevoja për zbatimin praktik të MKO-së e Ligjit të Gjuhëve, si gurthemeli i arritjes së barazisë së plotë mes popullit maqedonas dhe atij shqiptar, si dy komunitete shtetformuese.”, përfundoi Xhaçka.

 

LEXO  Rama: Shqipëria meriton hapjen e negocitave, por BE nuk po funksionon siç duhet

Lajme te ngjashme