Xhaguarë për këshilltarë e drejtorë – koment

Xhaguarë për këshilltarë e drejtorë – koment

14 makina luksoze (raportuar në media si xhaguarë) do të përdoren nga punonjësit e Këshillit të Ministrave, me shumë gjasa, për këshilltarët e Kryeministrit Rama e drejtorët në kryeministri.

Në specifikimet e Vendimit të Këshillit të Ministrave për prokurimin e makinave për funksionarë të lartë publikë është paracaktuar që Kryeministrisë do t’i takojnë 22 makina luksoze nga 43 në total. Nga to, 8 makina do të jenë për funksionarët e lartë të saj (Kryeministrin, Zëvendës Kryeministrin, dy Ministrat e Shtetit dhe Sekretarin e Përgjithshëm) dhe 14 për aparatin e Kryeministrisë (siç është quajtur në VKM, me një gjuhë komuniste burokratike, administrata e Këshillit të Ministrave.)

Është e vështirë të mendosh se çfarë lëvizjesh duhet të bëjnë drejtorët në Kryeministri në ushtrimin e detyrave të tyre që bën të domosdoshme pasjen e makinave në dispozicion. Normalisht i gjithë aktiviteti i tyre zhvillohet brenda zyrave në Kryeministri apo në ministri e institucione të tjera publike, që ndodhen pak minuta ecje në këmbë nga zyrat e tyre.

Por është edhe më e vështirë të kuptosh pse edhe për ta duhet që të prokurohen makina të shtrenjta luksoze e jo makina normale.

Kjo zgjedhje duket absurde në një kohë kur Kryeministri flet vazhdimisht për mundësi të kufizuar fondesh buxhetore, për shërbime të domosdoshme ndaj qytetarëve.

Kështu, në intervistën e tij të fundit për emisionin Top Story, Kryeministri deklaroi, më shumë se një herë, se zgjedhja për dhënien me konçension e shërbimit të dializës ishtë bërë pasi qeveria nuk ka fonde për të blerë pajisje dialize. Në fakt, me koston katër vjeçare të xhaguarve që do blihen vetëm për këshilltarët dhe drejtorët e tij mund të blihen gjysma e pajisjeve të dializës që ka nevojë vendi.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>