Xhelal Mziu, kandidat për deputet i PD-së po hetohet në gjendje të lirë për “thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”, nga Policia e Dibrës.
“Gjatë një takimi elektoral në territorin e bashkisë Dibër, shtetasi XH.M, ka kërcënuar dhe ka bërë thirrrje për të nxitur dhunë duke bërë prezenet ngritjen e grupeve të gatshme me pretendimin e mbrojtjes së votës”, njoftoi zyrtarisht Policia, të premten.
Policia kujtoi se “asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit”.
Ajo njoftoi se “do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryjnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve”.