Platforma YouTube ka pezulluar të martën llogarinë e presidentit Donald Trump.
Në një deklaratë, YouTube shkruan se Trump ka shkelur rregullat për nxitjen e dhunës.
“Në vazhdën e shqetësimeve në lidhje me potencialin e vazhdueshëm të dhunës, ne hoqëm përmbajtjen e re të ngarkuar në kanalin e Donald J. Trump për shkak të shkeljes së rregullave tona”
You Tube pohoi se do të pezullonte dhe komentet në llogarinë e Trump.
Platforma You Tube i është bashkuar Twitter dhe Facebook në pezullimin e llogarisë së Trump. Kjo për shkak të nxitjes së dhunës në Kongres më 6 janar.