Yuri Kim apel politikës: Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda vitit

Nga Exit News
Yuri Kim apel politikës: Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda vitit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka bërë thirrje, të enjten, institucioneve shqiptare që të bëjnë sa më parë funksionale Gjykatën Kushtetuese.

Pas takimit me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi, Kim tha se ‘Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet brenda vitit 2020.’

Kim tha se është një situatë e pazakontë që Shqipëria të jetë pa Gjykatë Kushtetuese.

Ajo theksoi se SHBA-të po ngulmojnë me forcë ndaj klasës politike që të ecin përpara me plotësimin e vendeve vakante të nevojshme për funksionimin e gjykatës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>