Yuri Kim paralajmëron për herë të fundit partitë për pastërtinë e kandidatëve

Yuri Kim paralajmëron për herë të fundit partitë për pastërtinë e kandidatëve

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, në një seri postimesh në rrjetet sociale, ka bërë një paralajmërim të fundit ndaj partive duke u rikujtuar detyrimin për të kandiduar figura të pastra.

E hëna është edhe afati i vendosur nga KQZ për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit nga partitë.

Kim u shpreh se shqetësimi më i madh i shqiptarëve është korrupsioni, mungesa e trasparencës dhe pandëshkueshmëria.

Si rrjedhim, shkruan ajo, pritet që krerët e partive të tregojnë se janë të përkushtuar ndaj integrimit në BE dhe se mund të marrin vendime të vështira.

Në të kundërt, lexon deklarata mes të tjerash, krerëve të partive do t’u kërkohet llogari.

Në vijim, statusi i plotë, i botuar në faqjen e Ambasadës Amerikane në Facebook:

Nesër është afati që partitë të dorëzojnë listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25/4. SHBA-të kanë qenë shumë të qarta lidhur me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, përfshi në lidhje me ligjet e Shqipërisë & përcaktimet e bëra nga Sekretari i Shtetit i Amerikan. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe votuesit shqiptarë. Shqiptarët nga çdo fushë e jetës më kanë thënë se shqetësimi më i madh i tyre është që korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmërisë kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër  do të tregojnë nëse udhëheqësit shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA-të, nëse janë të përkushtuar ndaj anëtarësimit në BE & nëse kanë vullnetin të marrin vendimet e vështira që nevojiten për një të ardhme më demokratike & më të begatë për Shqipërinë. Presim që krerët e partive të tregojnë udhëheqësi të vërtetë. Ne do t’u kërkojmë llogari udhëheqësve të partive. Po ashtu, do të mbështesim fort KQZ teksa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, çka është një detyrë që duhet marrë në radhë të parë në emër të votuesve shqiptarë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>