
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim takoi të hënën ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun.
Kim tha në Facebook, se me Ballukun folën për bashkëpunimin për të mbrojtur infrastrukturën kritike.
“Diskutim i mirë sot me Ministren e Energjsë & Infrastrukturës Belinda Ballukun mbi bashkëpunimin për të mbrojtur infrastrukturën kritike, për të diversifikuar energjinë, për të tërhequr investime, për të rritur mundësitë për bizneset e SHBA. Presim të ndërtojmë memorandumin e mirëkuptimit strategjik në bashkëpunimin ekonomik”, u shpreh Kim.