Më 19 dhjetor, Senatit amerikan votoi me votë me zë pro emërimit të Yuri Kim si ambasadore e SHBA-ve në Tiranë. Tashmë, ambasadorja e re pritet të vijë në Shqipëri në gjysmën e dytë të janarit 2020. Ajo do të zërë vendin e lënë bosh nga Donald Lu, i cili u emërua vitin e shkuar Ambasador në Kirgistan.
Zonja Kim ishte mes 15 emërimeve të miratuara nga Komisioni i Jashtëm, mes të cilëve edhe ai për postin e Ambasadorit amerikan në Rusi, John Sullivan.
Në fund të muajit tetor, Zonja Kim u paraqit në një seancë dëgjimore përpara Senatit amerikan ku paraqiti edhe idetë e saj për punën që do të zhvillonte në Tiranë, nga të cilat përparësi do të kishte:
- Inkurajimi i zbatimit të reformës në drejtësi, krijimi i strukturave të posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
- Nxitja e udhëheqësve për të zgjidhur ngërçin politik dhe forcuar prespektivën e anëtarësimit në BE
- Ndihma për të forcuar institucionet në mënyrë që të jenë më rezistente ndaj influencave ruse dhe kineze
- Nxitja e investimeve dhe eksporteve amerikane në Shqipëri
- Inkurajimi i Shqipërisë për të arritur deri në vitin 2024 nivelin 2 për qind shpenzime për mbrojtje
- Senati i Kongresit Amerikan do të shqyrtojë më 29 tetor caktimin e Zonjës Youri Kim si ambasadore në Tiranë.
Zonja Kim u propozua nga Presidenti Donald Trump që më 17 korrik. Ajo është me origjinë nga ishulli i Guamit në Oqeanin Paqësor. Flet gjuhë koreane, mandarin (kineze), japoneze dhe turke. Ka karrierë të gjatë në diplomaci. Më parë ka shërbyer si konsull politik në Irak dhe Turqi.