Yuri Kim zyrtarisht ambasadore e SHBA-ve në Tiranë

Yuri Kim zyrtarisht ambasadore e SHBA-ve në Tiranë

Më 19 dhjetor, Senatit amerikan votoi me votë me zë pro emërimit të Yuri Kim si ambasadore e SHBA-ve në Tiranë. Tashmë, ambasadorja e re pritet të vijë në Shqipëri në gjysmën e dytë të janarit 2020. Ajo do të zërë vendin e lënë bosh nga Donald Lu, i cili u emërua vitin e shkuar Ambasador në Kirgistan.

Zonja Kim ishte mes 15 emërimeve të miratuara nga Komisioni i Jashtëm, mes të cilëve edhe ai për postin e Ambasadorit amerikan në Rusi, John Sullivan.

Në fund të muajit tetor, Zonja Kim u paraqit në një seancë dëgjimore përpara Senatit amerikan ku paraqiti edhe idetë e saj për punën që do të zhvillonte në Tiranë, nga të cilat përparësi do të kishte:

  • Inkurajimi i zbatimit të reformës në drejtësi, krijimi i strukturave të posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
  • Nxitja e udhëheqësve për të zgjidhur ngërçin politik dhe forcuar prespektivën e anëtarësimit në BE
  • Ndihma për të forcuar institucionet në mënyrë që të jenë më rezistente ndaj influencave ruse dhe kineze
  • Nxitja e investimeve dhe eksporteve amerikane në Shqipëri
  • Inkurajimi i Shqipërisë për të arritur deri në vitin 2024 nivelin 2 për qind shpenzime për mbrojtje
  • Senati i Kongresit Amerikan do të shqyrtojë më 29 tetor caktimin e Zonjës Youri Kim si ambasadore në Tiranë.

Zonja Kim u propozua nga Presidenti Donald Trump që më 17 korrik. Ajo është me origjinë nga ishulli i Guamit në Oqeanin Paqësor. Flet gjuhë koreane, mandarin (kineze), japoneze dhe turke. Ka karrierë të gjatë në diplomaci. Më parë ka shërbyer si konsull politik në Irak dhe Turqi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>