
Kryeministri maqedonas, në një konferencë për shtyp gjatë Forumit Ekonomik në Shkup, deklaroi se mos hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një dështim i politikës së BE-së.
“Vendimi i BE-së është një dëshpërim i madh për ne, por edhe një mossukses i politikës së Bashkimit Evropian ” u shpreh Zaev.
Zaev e cilësoi vendimin, të kushtëzuar nga vetoja e Bullgarisë, veçanërisht të padrejtë ndaj Shqipërisë.
“Kur Europa të jetë gati ne jemi gati. Vendimi është shumë i pandershëm për të dyja vendet, por mbi të gjitha është shumë i pandershëm për Shqipërinë”, tha ai.
Zaev paralajmëroi se vendet e Ballkanit Perëndimor do të angazhoheshin më shumë për t’u afruar me njëra-tjetrën.
“Popujt dhe qeveritë tona, në mes të Ballkanit, demonstrojnë vlera evropiane. Ne me shpejtësi të madhe kemi nisur mënjanimin e barrierave dhe pengesave mes nesh. Kemi sfida të përbashkëta dhe kultura të përbashkëta,” përfundoi ai.