
Kandidati për kryeministër, Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit paralajmëroi pastrim të gjyqësorit nga magjistrantët e korruptuar dhe ndërtimin e shtetit juridik.
“Gjykatësit për të cilët do të dëshmohet se me vetëdije dhe me qëllim kanë vjetruar këndë, do të shkarkohen. Lëndët e PSP-së do të duhet të marrin pilog. Vendosim sistem për kontroll të pronës për të gjithë funksionarët. Angazhimi i fuqishëm në luftën kundër korrupsionit është edhe minisitri i ri për luftë kundër korrupsionit”, deklaroi Zaev, të shtunën, gjatë fjalimit të parë në Kuvend pas fitores së zgjedhjeve.
Ai i paralajmëroi se do hetohen pasuritë e punonjësve të administratës, dhe ministrave dhe te dhe do të dënohen të gjithë ata që bëjnë korrupsion.
“Nuk ka tolerancë për shkelje të funksionit të cilin e kryeni. Me atë nuk ka pasur dhe asnjëherë nuk do të ketë kompromis. Nëse dikush e shkelë ligjin, do të përgjigjet. Nëse shkelen normat etike pres dorëheqje ose do të ketë shkarkime”, tha Zaev.